Rusët rrëmbejnë një tjetër kryebashkiak në Ukrainë

Pushtuesit rusë rrëmbyen kryetarin e bashkisë së Dniprorudne, Yevhen Matveyev në rrethin Vasylivka.
Lajmin e ka bërë me dije kreu i Administratës Shtetërore Rajonale të Zaporizhia Oleksandr Starukh.
“Krimet e luftës po bëhen sistematike. Kryetari i bashkisë së Dniprorudne Matveyev Yevhen Serhiyovych u rrëmbye,” shkroi Starukh në Facebook të dielën në mëngjes.
Më herët rusët kanë rëëmbyer kryebashkiakun e Melitopolit Ivan Fedorov, për të cilin presidenti i Ukrianës, Zelensky tha se e kanë tërturuar.