Rusia do të lejojë korridoret humanitare, kryebashkiaku: Duan të na zhdukin ne dhe qytetin Mariupolin

Rusia do të lejojë korridoret humanitare, thotë Ministria e Mbrojtjes. Reuters raporton se ministria ruse e mbrojtjes thotë se forcat do të ndalojnë të shtënat këtë mëngjes për të lejuar banorët e Mariupol dhe Volnovakha të largohen të sigurt nga shtëpitë e tyre.
Ajo citon agjencinë e lajmeve Interfax: Forcat ruse do të ndalojnë të shtënat në orën 10:00 të Moskës për të lejuar korridoret humanitare nga qytetet ukrainase të Mariupol dhe Volnovakha, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, raportoi Interfax.
Kryetari i bashkisë së Mariupolit paralajmëroi më herët se qyteti është “bllokuar” nga forcat ruse. Kryebashkiaku Vadym Boychenko tha se qyteti nuk ka ujë, ngrohje apo energji elektrike dhe se furnizimet me ushqime janë drejt pwrfundimit. “Ata duan të fshijnë nga faqja e dheut banorët e Mariupolit dhe Mariupolin,” tha kryebashkiaku, duke përshkruar bombardimet pa dallim të zonave të banuara dhe spitaleve.
Qyteti port, qw ka 400,000 banorëve, është një objektiv strategjik për Rusinë. Nëse Rusia do të kontrollonte qytetin, kjo do ta ndihmonte atë për të ndërtuar një korridor tokësor midis Krimesë, e cila është pushtuar nga Rusia që nga viti 2014, dhe rajoneve të mbështetura nga Rusia të Luhansk dhe Donetsk.
Qyteti i Volnovakha ka qenë gjithashtu subjekt i disa prej sulmeve më të rënda ruse. Korrespondentja e The Guardian, Emma Graham-Harrison ka raportuar për situatën e rëndë në qytet: Në Volnovakha, sulmi është ende aq intensiv sa trupat e pajetë qëndrojnë të pambledhur, thotë deputeti lokal Dmytro Lubinets. Ukrainasit ende mjaft të guximshëm për të drejtuar misionet e shpëtimit po kthehen vetëm për të gjallët.
Mijëra prej tyre janë bllokuar në bodrume, me furnizime të pakta të ushqimit dhe ujit, duke u strehuar nga një sulm në dukje i pakuptimtë në një qytet që Lubinets thotë se nuk ka ushtarakë në qendër të tij qw t’i mbrojw. Linja e kontaktit është 20 km larg, thotë ai.Rusia do të lejojë korridoret humanitare, thotë Ministria e Mbrojtjes. Reuters raporton se ministria ruse e mbrojtjes thotë se forcat do të ndalojnë të shtënat këtë mëngjes për të lejuar banorët e Mariupol dhe Volnovakha të largohen të sigurt nga shtëpitë e tyre.
Ajo citon agjencinë e lajmeve Interfax: Forcat ruse do të ndalojnë të shtënat në orën 10:00 të Moskës për të lejuar korridoret humanitare nga qytetet ukrainase të Mariupol dhe Volnovakha, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, raportoi Interfax.
Kryetari i bashkisë së Mariupolit paralajmëroi më herët se qyteti është “bllokuar” nga forcat ruse. Kryebashkiaku Vadym Boychenko tha se qyteti nuk ka ujë, ngrohje apo energji elektrike dhe se furnizimet me ushqime janë drejt pwrfundimit. “Ata duan të fshijnë nga faqja e dheut banorët e Mariupolit dhe Mariupolin,” tha kryebashkiaku, duke përshkruar bombardimet pa dallim të zonave të banuara dhe spitaleve.
Qyteti port, qw ka 400,000 banorëve, është një objektiv strategjik për Rusinë. Nëse Rusia do të kontrollonte qytetin, kjo do ta ndihmonte atë për të ndërtuar një korridor tokësor midis Krimesë, e cila është pushtuar nga Rusia që nga viti 2014, dhe rajoneve të mbështetura nga Rusia të Luhansk dhe Donetsk.
Qyteti i Volnovakha ka qenë gjithashtu subjekt i disa prej sulmeve më të rënda ruse. Korrespondentja e The Guardian, Emma Graham-Harrison ka raportuar për situatën e rëndë në qytet: Në Volnovakha, sulmi është ende aq intensiv sa trupat e pajetë qëndrojnë të pambledhur, thotë deputeti lokal Dmytro Lubinets. Ukrainasit ende mjaft të guximshëm për të drejtuar misionet e shpëtimit po kthehen vetëm për të gjallët.
Mijëra prej tyre janë bllokuar në bodrume, me furnizime të pakta të ushqimit dhe ujit, duke u strehuar nga një sulm në dukje i pakuptimtë në një qytet që Lubinets thotë se nuk ka ushtarakë në qendër të tij qw t’i mbrojw. Linja e kontaktit është 20 km larg, thotë ai.
“Ajo nuk ndalet kurrë, çdo pesë minuta ka një ulje mortajash ose predha artilerie, disa ndërtesa janë goditur nga sisteme të shumta raketash,” tha ai me telefon.
“Në qytet nuk ka asnjë objekt që të mos ketë pësuar dëme të drejtpërdrejta apo anësore. Pra, disa ndërtesa kanë shkatërrime të mëdha, disa shkatërrime të vogla, disa janë shkatërruar plotësisht.”