Rusia e dëshpëruar nga humbja? Japonia jep alarmin: Kemi parë 4 anije luftarake ruse, mund të çojnë trupa në Ukrainë (FOTO)

Katër anije të mëdha luftarake ruse janë parë të lundrojnë pranë ishujve japonezë Honshu dhe Hokkaido.

Sipas parashikimve mendohet se ato janë duke udhëtuar në perëndim, ndoshta drejt Evropës, raporton Reuters.

Ndërkohë që kujtojmë se lajmi është bërë me dije nga ministria e Mbrojtjes së Japonisë e cila ka publikuar foto të anijeve që po kalonin në rrjetet e tij sociale.

I pyetur nëse ata mund të nisen për në Ukrainë, një zëdhënës i ministrit japonez të mbrojtjes i tha Reuters, “është e mundur”.

Ndërkohë kujtojmë se sipas analistëve ushtarakë, i ashtuquajturi “operacion ushtarak” i Rusisë nuk ka shkuar aq mirë sa ishte planifikuar dhe menduar se do të shkonte deri më tani.

“Ministria e Mbrojtjes e Japonisë do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe lëvizjet e ushtrisë ruse me një ndjenjë të lartë kujdesi”, tha ministria në Twitter./ Gazeta Shqip

Rusia e dëshpëruar nga humbja? Japonia jep alarmin: Kemi parë 4

Rusia e dëshpëruar nga humbja? Japonia jep alarmin: Kemi parë 4

Rusia e dëshpëruar nga humbja? Japonia jep alarmin: Kemi parë 4

Back to top button
LAJMET E FUNDIT