Rusia e pranon: Kemi përdorur armë hipersonike kundër Ukrainës

Rusia tha se ka përdorur armë hipersonike për të shkatërruar një depo ushtarake të nëndheshme në Ukrainën perëndimore. Raketat hipersonike janë armë të shpejta që mund të shmangin identifikimin nga sistemet e mbrojtjes raketore.

Gjeneralmajor Igor Konashenkov, nga Ministria ruse e Mbrojtjes ruse, tha se një depo e madhe nëntokësore me municione të ushtrisë ukrainase në rajonin Ivano-Frankivsk u shkatërrua me një goditje nga sistemi raketor “Kinzhal”, raketa aeroballistike hipersonike.

Ministria tha se kishte shkatërruar gjithashtu qendrat e zbulimit pranë qytetit port të Odessa duke përdorur një sistem raketash.Kremlini e ka cilësuar më parë raketën armë vdekjeprurëse, e cila mban një kokë luftarake konvencionale ose bërthamore, “të pandalshme”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT