Rusia i “falet” Iranit/ Gati ndihma për ekonominë pas sanksioneve “shkatërruese” të Perëndimit

Irani është paraqitur i gatshëm për të ndihmuar Federatën Ruse në një kohë kur vendi përballet me sanksione.  Sipas zyrtarëve iranianë, ndihma Rusië do t’i ofrohet në sektorin e energjisë dhe karburanteve.

Deklarata u bë nga ministri i naftës Javad Owji, pas një interviste në Moskë me zëvendëskryeministrin rus Aleksandr Novak.

“Rusia na qëndroi pranë kur u vumë nën sanksione, ndaj sot e konsiderojmë detyrën tonë që të qëndrojmë përkrah saj në këto kushte të vështira dhe të ofrojmë ndihmë”, tha Owji.

Për ne, “vullneti i Teheranit për të zhvilluar bashkëpunim është i rëndësishëm, pavarësisht kufizimeve anti-ruse të Perëndimit”, tha Novak, duke theksuar rolin qendror të sektorit të karburantit dhe energjisë në marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT