Rusia i përgjigjet Shqipërisë: Nuk e shkatërruam ne Konsullatën e Nderit në Kharkiv!

Rusia ka mohuar akuzat për bombardimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova deklaroi se Rusia Rusia hedh poshtë me forcë akuzat e Ministrisë së Jashtme shqiptare.
“Rusia hedh poshtë me forcë akuzat e Ministrisë së Jashtme shqiptare se forcat e armatosura ruse dyshohet se kanë dëmtuar ndërtesën e konsullatës së nderit të vendit në Kharkiv”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Më 7 mars, Ministria jonë e Jashtme njoftoi në Tëitter se konsullata e nderit është shkatërruar nga bombardimet ruse: “Shqipëria e dënon me forcë agresionin rus që solli shkatërrimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët do të mbajnë përgjegjësi”.
#Albania strongly condemns the #Russian aggression which led to the destruction of the Honorary Consulate of 🇦🇱 in #Kharkiv. Perpetrators must be held accountable!#StopRussianAggression #StandWithUkraine️ pic.twitter.com/INiZkznIpO
— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) March 7, 2022