Rusia i përgjigjet Shqipërisë: Nuk e shkatërruam ne konsullatën tuaj në Kharkiv (VIDEO)

Rusia ka hedhur poshtë akuzat e bombardimit të konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv.
Ka qenë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila ka thënë se forcat ruse nuk kanë dëmtuar ndërtesën e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv.
“Rusia hedh poshtë me forcë akuzat e Ministrisë së Jashtme shqiptare se forcat e armatosura ruse dyshohet se kanë dëmtuar ndërtesën e konsullatës së nderit të vendit në Kharkiv”, tha ajo.
Kujtojmë se më 7 Mars, Ministria jonë e Jashtme njoftoi përmes një postimi në Tëitter se konsullata e nderit është shkatërruar nga bombardimet ruse: Shqipëria e dënon me forcë agresionin rus që solli shkatërrimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët do të mbajnë përgjegjësi.
1/1. #Albania condemns #Russia‘s use of #fakenews to deny the bombardment of the 🇦🇱 Honorary Consulate in #Kharkiv.
👉The images of demolition speak for themselves. pic.twitter.com/GpSQaEn9TT— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) March 17, 2022