Rusia kërcënon, Lavrov: Lufta e Tretë Botërore mund të jetë bërthamore dhe katastrofike

Një ditë pas kërkoi heqjen e armëve amerikane bërthamore nga Europa, Rusia ka paralajmëruar se lufta e tretë botërore mund të jetë me pasoja katastrofike, pasi mund të përdoren armatimet nukleare.
Kjo deklaratë u lwshua nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë një intervistë për Aljazeera , i cili tha se “Lufta e tretë botërore mund të jetë bërthamore dhe katastrofike”.
Në lidhje me operacionin rus në Ukrainë, kryediplomati rus tha: “Operacioni ushtarak në Ukrainë, duke përfshirë edhe Kievin, ka për qëllim çarmatosjen e Ukrainës. Rusia nuk do të lejojë Ukrainën të marrë armë bërthamore”.
Dje, Lavrov deklaroi se Rusia e konsideron të papranueshme që të ketë armë bërthamore amerikane në Evropë. “Është koha që të kthehen në Shtetet e Bashkuara,” tha ministri i jashtëm rus në një fjalim të regjistruar në Konferencën e Çarmatimit në Gjenevë.
Ai theksoi se “Presidenti i SHBA (Joe) Biden është një njeri me përvojë dhe ka deklaruar në të kaluarën se e vetmja alternativë ndaj sanksioneve është lufta botërore”.Rusia është gati për një raund të dytë bisedimesh me Ukrainën, sipas deklaratave të bëra nga Sergei Lavrov të lëshuara këtë të mërkurë.