Rusia ndërmerr hapin e radhës kundër “botës”, bllokon BBC për ‘informim të rremë’

Rusia sot ka ndërmarr një tjetër hap të madh kundrjet vendeve të perëndimit ditën e sotme.
Teksa kujtojmë se shpesh Rusia është ankuar vazhdimisht se organizatat e medias perëndimore ofrojnë një pikëpamje të pjesshme dhe shpesh anti-ruse të botës, ndërkohë që dështojnë të mbajnë përgjegjësi liderët e tyre për luftërat e huaja shkatërruese si Iraku dhe korrupsioni.
Sot autoritetet ruse të mbikqyrjes së komunikimit thanë ditën e sotme se kanë bllokuar në Rusi: BBC, Zëri i Amerikës, Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty, Deutsche Welle dhe media të tjera.
Nga ana tjetër një reagim të drejtëpërdrejtë e ka patur edhe vetë gjiganti i informimit BBC.
BBC në një komunikim zyrtar në rrjetet sociale tha se nuk do të lejojë që pupullit rus t’i mohohet e drejta themelore e njeriut për qasje në informacione të sakta dhe të pavarura.
Për këtë arsye BBC iu ka kujtuar rusëve se mund të aksesojnë kanalin edhe përmes “dark web”. BBC ka publikuar një artikull të vitit 2019 në Twitter që i ndihmon përdoruesit të aksesojnë përmbajtjen e tij në vendet e kufizuara.
BBC News is available on the dark web in Ukrainian and Russian: https://t.co/KdCPfTTO7P
— BBC News Technology (@BBCTech) March 4, 2022