Rusia paralajmëron SHBA-të: Kemi fuqinë për t’u treguar vendin armiqve tanë!

Rusia ka lëshuar një paralajmërim ditën e sotme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se Moska ka fuqinë për t’u treguar vendin të gjithë armiqve të saj.
Ish-presidenti Dmitri Medvedev, dhe tashmë zëvendës sekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ndër të tjera akuzoi Uashingtonin se po nxit një komplot “të neveritshëm” rusofobik, me qëllim dobësimi ne Rusisë.
“Nuk do të funksionojë – Rusia ka fuqinë të vendosë të gjithë armiqtë në vendin e tyre,” tha Medvedev.
Që në momentin kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë dhe aziatikë kanë vendosur sanksione ndaj liderëve, kompanive dhe biznesmenëve rusë, duke e shkëputur Rusinë nga pjesa më e madhe e ekonomisë botërore.
Presidenti Vladimir Putin thotë se ai që ai e quan operacionin special ushtarak në Ukrainë ishte i nevojshëm sepse Shtetet e Bashkuara po përdornin Ukrainën për të kërcënuar Rusinë dhe Rusia duhej të mbrohej kundër “gjenocidit” të njerëzve rusishtfolës nga Ukraina.