“Rusia po kryen krime lufte”/ Shqipëria i bashkohet 37 vendeve për të referuar situatën në Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Shqipëria i është bashkuar 37 vendeve aleatë dhe partnere për të referuar situatën në Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Në një reagim, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka thotë se Rusia duhet të hetohet për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.

Teksa e konsideron agresionin rus të paligjshëm, Xhaçka shprehet se bota nuk do ta pranojë kurrë këtë që po bën Rusia.

“Shqipëria  bashkon forcat me 37 aleatë dhe partnerë për të referuar situatën në Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Rusia duhet të hetohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainë. Bota nuk do ta pranojë kurrë agresionin e paligjshëm”, shkruan Xhaçka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT