“Rusia po përdor bomba thërrmuese”, shefi i NATO-s ngre ALARMIN: Kemi prova që Putin…

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se ka prova që Rusia po përdor bomba thërrmuese në pushtimin e saj në Ukrainë.
“Ne kemi parë përdorimin e bombave thërrmuese, kemi raporte për përdorimin e llojeve të tjera të armëve që do të ishin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.
Ai gjithashtu shtoi se aleanca ushtarake perëndimore nuk do të krijojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe as do të dërgojë trupat e saj atje, por premton ndihma të tjera për Kievin dhe i kërkoi Presidentit Vladimir Putin që t’i japë fund pushtimit menjëherë.