Rusia po përdor bombat me vakum në Ukrainë, shikoni pamjet kur milicia e Donteskut lëshon raketat termobarike

Një video e publikuar në internet, e cila është verifikuar nga BBC, tregon raketa termobarike, të njohura ndryshe edhe si bomba vakum, duke u lëshuar nga forcat ruse drejt Ukrainës.

Pamjet në fjalë janë publikuar nga Milicia Popullore e Republikës së vetëshpallur të Donetskut, tregojnë se raketat janë lëshuar nga një raketahedhës i shumëfishtë TOS-1A, prodhim rus.

Kujtojmë se armët termobarike janë të diskutueshme sepse ato janë shumë më shkatërruese se eksplozivët konvencionalë të përmasave të ngjashme dhe kanë një ndikim të tmerrshëm te këdo që kapet në rrezen e tyre të shpërthimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT