Rusia propagandë kudër NATO-s me luftën në Kosovë/ Publikon foto ‘të rremë’ nga bombardimet

Misioni i përhershëm i Rusisë në OSBEE, publikoi ditën e djeshme një foto, e cila pretendonte se ishte nga bombardimet e vitit 1999, të ndërmarra nga NATO, kundër Jugosllavisë.
Një ekip i Kontrollit të Fakteve në agjencinë ndërkombëtare të lajmeve, Reuters e ka verifikuar këtë foto, duke deklaruar se ajo ishte marrë nga lufta e vitit 2003 në Irak.
Fotografia e vitit 2003 tregon Bagdadin e përfshirë në flakë pas një sulmi raketor dhe ajo u shpërnda postim në Twitter nga llogaria e Misionit Rus në OSBE. Teksti në ‘tweet’ i referohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në luftën e Kosovës në vitin 1999.
Llogaria e verifikuar e ka shpërndarë fotografinë më 24 mars së bashku me tekstin ku thuhet: “Më 24 mars 1999 NATO-ja e udhëhequr nga SHBA-ja filloi aktin e saj të agresionit të paligjshëm dhe të paprovokuar kundër Republikës Federale të atëhershme të Jugosllavisë, i cili zgjati 78 ditë”.
I menjëhershëm ishte reagimi i Reuters, ku thuhej: “Përshkrim i gabuar. Fotografia tregon ngjarje nga lufta e vitit 2003 në Itak. Nuk ka lidhje me fushatën e bombardimeve të NATO-s në Serbi në vitin 1999. Ky artikull është prodhuar nga ekipi i Kontrollit të Fakteve të Reuters. Fotografia e përdorur në tëeet mund të gjendet në Getty me mbishkrimin “21 mars 2003, në Bagdad, Irak”.
Fushata e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara filloi në vitin 1999 dhe kishte për qëllim ndalimin e vrasjeve dhe dëbimit të civilëve shqiptarë nga Kosova, pas sulmeve të ushtrisë serbe teë udhëhequr nga Sllobodan Millosheviç.
NATO filloi bombardimet më 24 mars dhe ato vazhduan për 78 ditë derisa Millosheviçi u detyrua t’i tërhiqte forcat e tij nga Kosova dhe t’i jepte fund vrasjes së civilëve shqiptarë..
Propaganda ruse me fotografi të rreme – të përshkruara si të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë – është intensifikuar që nga sulmi në Ukrainë.
Ambasada e Rusisë në Afrikën e Jugut më herët e kishte publikuar të njëjtën fotografi nga Bagdadi, duke përmendur në përshkrim bombardimet e NATO-s më 1999.
Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber kishte provuar se fotografia ishte nga lufta në Irak, pasi e kishte gjetur burimin origjinal të saj.
“Lajm i rremë: Ambasada e Rusisë thotë se lufta në Kosovë ishte më keq (ose e krahasueshme) me sulmin në Ukrainë, duke postuar një fotografi nga lufta e Irakut”, pati shkruar Bieber.
Fake news: Russian embassy claims Kosovo war was worse (or comparable) to attack of Ukraine by posting a pic of Iraq war. https://t.co/A8FoG3GwH9 https://t.co/Ymov9xNXZ0
— Florian Bieber stands with 🇺🇦 (@fbieber) March 18, 2022