Rusia rrëzohet dhe nga Gjykata e Arbitrazhit, mbetet në fuqi përjashtimi ndërkombëtar

Në vazhdën e sanksioneve të vendosura për pushtimin e Ukrainës, FIFA dhe UEFA vendosën të përjashtojnë Rusinë nga të gjitha kompeticionet kombëtare me përfaqësueset dhe klubet.

Moska zyrtare e kundërshtoi këtë masë, ndërsa e apeloi vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Por duket se dhe KAS ka hedhur poshtë kërkesat e Rusisië.

Në një komunikatë zyrtare presidenti i KAS-it ka hedhur poshtë kërkesën e Rusisë dhe si rrjedhojë mbetet në fuqi vendimi i institucioneve të futbollit. Kjo është një goditje e fortë për Rusinë dhe futbollin e saj, ku përveç kombëtares janë dëmtuar dhe shumë klube që ishin pjesëmarrëse në kompeticionet Liga e Kampionëve dhe Liga e Europës. Nga na tjetër përfaqësuesja nuk do lejohet të marrë pjesë në fazën e play off-it për kualifikimin në Kupën e Botës 2022.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT