Salianjit “nuk i del inati” me Bashën, reagon sërish: Të largohet, është humbës, nuk përcakton kush vjen pas tij

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji shprehet se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të dorëhiqet sepse sipas tij ai është problem në PD.

Nëpërmjet një postimi në logarinë e tij në Facebook, Salianji shkruan se në politikë humbësi duhet të largohet dhe nuk mundet as të përcaktojë se kush do të jetë pas tij.

Reagimi i plotë:

Dorëheqja është akt i ndërgjegjes por dhe normë morale e pashkruar në politikë, çdo humbës largohet dhe as mendon dhe as mund te imagjinohet që humbësi të caktojë se kush do jetë pas tij! Historia na tregoi se përzgjedhja e pasardhësit sjell vetëm dështim! Zgjedhjet nuk i humbën demokratët, ata dhe elektorati i djathtë refuzuan Lulzim Bashën,  shoqëria e braktisi po ashtu! Për interes të Partisë Demokratike shumica e Grupit Parlamentar kërkoi dorëheqjen e tij, duke e identifikuar atë si problemin! Vota ishte kundër tij!/ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT