“S’duhet ta lëmë të na shpëtojë sepse…”/ Rama tregon çfarë i ka bërë përshtypje nga protesta

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish këtë mbrëmje në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale për paketën e rezistencës sociale.
Rama tha se nuk e shqetëson protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, duke theksuar se taksat e naftës nuk do të hiqen, ndërsa ka treguar dhe se çfarë i ka bërë përshtypje nga kjo protestë.
“Dikush nga frymëzuesit e kësaj proteste tha një shprehje, “s’duhet ta lëmë këtë rast të na shpëtojë se po na shpëtoi dhe kësaj herë nuk e kapim dot më”.
Po kush të shpëtoi, unë? Qeveria? Po ç’lidhje ka në këtë rast qeveria e Shqipërisë me rritjen e çmimit të të gjitha produkteve në mënyrë lineare në gjithë botën? Po flas për një shprehje të thënë që në ditët e para të protestës e të nxitjes së këtij reagimi.”– tha Rama.