“Serbia nuk do t’i bashkohet NATO-s”, Vuçiç: Tokën dhe qiellin tonë e mbrojmë vetë

Serbia nuk do të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s, kështu ka deklaruar presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë fushatës në qytetin jugor të Vranjës.
“Ne do t’i mbrojmë fëmijët tanë dhe të ardhmen tonë, kemi mjaft ushtarë. Interesi ynë është për paqe dhe kompromise, por koha e pogromeve dhe persekutimit ka mbaruar,” tha Aleksandër Vuçiç në një tubim të Partisë së tij Progresive Serbe (SNS).
Vuçiç i bëri thirrje qytetarëve të bëjnë zgjedhjen e duhur në qendrat e votimit, pasi ai ka “frikë” se çfarë mund të sjellin të tjerët në Serbi.
Një nga pretendimet e Rusisë për nisjen e pushtimit të Ukrainës ishte ndalimi i zgjerimit të NATO-s në këtë shtet, ndonëse Kievi ishte larg bashkimit me aleancën ushtarake.
Serbia është shprehur se mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por nuk pranoi të vendosë sanksione ndaj Moskës.