SHBA gati sanksionet e reja ‘shkatërruese” ndaj Rusisë: Do shfuqizojmë rublën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpallin sanksione të reja kundër mbi 300 anëtarëve të Qeverisë ruse dhe më shumë se 40 kompanive ruse të mbrojtjes.

Një zyrtar i lartë nga Shtëpia e bardhë  shtoi se BE-ja dhe G7 do të shpallin gjithashtu një iniciativë të re për evazion sanksionesh që është “projektuar për të parandaluar anashkalimin ose plotësimin” e sanksioneve.

I pyetur nga CNN për shembuj të iniciativës për evazion sanksionet, një zyrtari  tha se këto sanksione do të zbehin aftësinë e Bankës Qendrore të Rusisë për të vendosur rezerva ndërkombëtare,  duke e bërë të qartë se çdo transaksion që përfshin arin është i ndaluar – gjë që pengon fuqizimin e rublës.

“Mesazhi i përgjithshëm këtu është se ne kemi ndërmarrë hapa historikë në imponimin e kostove ndaj Rusisë, tani le të sigurohemi që jemi plotësisht në linjë dhe marrim ndikimin maksimal nga masat që kemi zbatuar”, tha zyrtari.

Të pyetur në lidhje me strategjinë e përbashkët të pritshme të energjisë që pritet të shpallet të premten, zyrtarët e administratës nuk dhanë detaje, por thanë se “është diçka për të cilën kemi punuar për disa kohë dhe mendoj se do të jetë një hap domethënës përpara në aspekti,  të përshpejtimit të diversifikimit të Evropës larg gazit rus.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT