Shefi i NATO-s ULTIMATUM Putinit: Tërhiqi menjëherë trupat! Ja ku mund të zgjerohet tjetër konflikti, Rusia kërkon që të pushtojë edhe….

Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg, ka folur në lidhje me situatën kritike në Ukrainë.
Ai i kërkoi presidentit rus, Vladimir Putinit, që t’i japë fund luftës së nisur dhe të tërheqë pa kushte nga tërritori i Ukrainës.
Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s, norvegjezi e përshkroi pushtimin e Ukrainës si “agresionin më të keq ushtarak në Europë prej dekadash”.
“Ka shumë vuajtje dhe shkatërrime nga lufta, forcat ruse vijojnë sulmet e tyre në Ukrainë, ministri Koleba pati një fjalim dhe kërkesë për popullin ukrainas, dhe forcat e armatosura, prej shumë muajsh, ne kemi qenë në dilemën, nëse Putin kishte qëllim apo jo pushtimin e Ukrainës.
Rusia po paguan një çmim të lartë për atë që po bën në Ukrainë, kjo është një luftë e presidentit Putin, nuk është e rusëve, ne i kemi kërkuar Putin që ti heq trupat nga Ukraina, pa asnjë kusht, ne do të mbështesim Ukrainën që të vetëmbrohet.
Ne sot folëm edhe për situatën në terma afatgjatë, kemi ngritur nivelin e alarmit dhe sigurisë në skajin lindor të kufirit të NATO-së. Ju garantojmë se territori i NATO-s vijon që të mbetet i paprekur, jemi të angazhuar që konflikti të mos përparojë në kufirin tonë.
Ambicia e Rusisë është që të rikrijojë Bashkimin Sovjetik, agresioni rus ka rritur rrezikun edhe për pjesë e Gjeorgjisë, dhe ka ngritur alarmin dhe në Bosnje Hercegovinë, cënon gjithashtu marrëdhënien ndërkombëtare në vendet pa demokraci. Tashmë zyrtarisht NATO ndryshon qëndrimin me Rusinë, është një mësim që ne e kemi marrë, që siguria dhe paqja e vendeve tona është strategjike dhe vendimtare për paqe dhe jashtë vendeve të NATO.
Putin është gjithnjë dhe më vetëm”, tha ai.