Sherr me Bashën dhe militanten? Salianji zbulon çfarë ndodhi brenda selisë së PD-së

Salianji ka zbuluar se çfarë ndodhi brenda selisë së PD-së.
“Është e papranueshme që brenda sallës ku zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar ka pasur njerëz të paftuar. Konflikti me Bashën ka qenë komunikim përtej limitit, situata është tejkaluar me njerëz të paftuar në sallën me grupin parlamentar.
Nuk është normale që të ketë njerëz të tillë, unë skam ardhur për të parë kush ka më shumë tifozë, në mbledhjen e grupit parlamentar s’duhen tifozë. Unë nuk kam frikë as intimidohem dot nga askush, nuk ka pas kërcënim por një tension siç ka në çdo mbledhje me zotin Basha”, u shpreh Salianji.