“Shkatërrimi është kolosal”/ Rusët bombardojnë maternitetin në Ukrainë, nuk dihet nëse ka viktima

Një maternitetin në qytetin e Mariupolit është shkatërruar plotësisht nga bombardimet ruse.

Lajmi është konfirmuar nga këshillit i qytetit ukrainas.

“Forcat pushtuese ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve. Shkatërrimi është kolosal”, thanë zyrtarët.

Deri më tani sipas Skynews nuk dihet ende nëse ka apo jo viktima nga sulmi.

Sot jemi në ditën e 14 luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, kur në orët e para të mëngjesit dy javë më parë Rusia sulmoi Ukrainën. Deri më tani asnjë nga shtetet nuk është tërhequr teksa humbjet kanë qenë të mëdha për të dyja palët./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT