Shkruesi i fjalimeve të Putin “zbulon planin”: Presidneti mendoi se ukrainasit do dorëzoheshin, Zelensky do ikte në Amerikë

Ish-shkruesi i fjalimeve të Vladimir Putin, Abbas Gallyamov ka treguar “planin” e Rusisë për pushtimin e Ukrainës. Sipas tij, Putin kishte menduar se kur trupat ruse të hynin në kufi, ukrainasit do të dorëzoheshin dhe presidenti Zelensky do të largohej në Amerikë.

Gallyamov punoi për Vladimir Putinin për tre vjet kur ai u bë president i Rusisë dhe e ka përshkruar atë si “të palogjikshëm dhe irracional”. Duke folur për Radio 5 Live, ai tha se Putin synonte që kur “trupat ruse të hynin në kufi, ukrainasit do të dorëzoheshin dhe [Presidenti] Zelensky do të ikte në SHBA”.

Ai thotë se ideologjitë e Putinit burojnë nga “mosdëgjimi i kundërshtimeve apo kritikave” nga ata që e rrethojnë dhe beson se ai është bërë “viktimë e sistemit të tij që krijoi”.

Ekspertët e huaj që shkruajnë në mediat ndërkombëtare kanë ngritur dyshime për shëndetin e presidentit të Rusisë Vladimir Putin. Ata thonë se Putin mund të mos jetë në formën e tij më të mirë, fizike dhe neurologjike. Dyshimet e tyre u përforcuan kur ai kërcënoi perëndimin me armët bërthamore. Megjithatë, ka ekspertë të tjerë që thonë se këto teza nuk qëndrojnë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT