Shmanget tragjedia në Vlorë/ Kalçetoja shembet nga era e fortë, rrezikohet jeta e lojtarëve të Orikumit (Video)

Era e fortë që ka përfshirë vendin tonë ditën e sotme ka krijuar shumë probleme.
Në Vlorë, pranë pyllit të sodës është shmangur një tragjedi, teksa për shkak të erës është rrëzuar struktura e kalçetos ku po zhvillonte stërvitje skuadra e futbollit e Orikumit.
Në momentin e rrëzimit të strukturës lojtarët kanë qenë brenda kalçetos, por për fat kanë dalë me nxitim që aty duke mos pasur lëndime, raporton Panorama Sport.
Kujtojmë se më herët, në Kuçovë një 26-vjeçar u lëndua pasi u rrëzua nga çatia e shtëpisë, ndërsa një e mitur 17-vjeçare, u plagos pasi e zuri poshtë një depozitë uji.