Shpërthen mina në brigjet e Ukrainës, fundoset anija e mallrave dhe zhduken 4 anëtarët e ekuipazhit

Një anije mallrash në pronësi të Estonisë është fundosur në brigjet e Ukrainës pas një shpërthimi të një mine në det.

Mediet e huaja raportojnë se nga fundosja e anijes, katër anëtarë të ekuipazhit janë ende të zhdukur, ndërkohë dy të tjerë u shpëtuan duke hipur në një gomone pas shpërthimit pranë Odessa, sipas Igor Ilves,

Estonia është anëtare e NATO-s, gjë që çon në frikën se fundosja mund të ndezë edhe më tej konfliktin në Evropën Lindore.

“Anija më në fund është fundosur,” tha Ilves, menaxheri i kompanisë “Vista Shipping Agency”.

“Dy nga ekuipazhi janë në një gomone mbi ujë dhe katër të tjerë janë të zhdukur. Nuk e di ku janë për momentin”, shtoi ai.

Anija “Helt” po lundronte nën flamurin panamez, si shumë anije tregtare që dëshirojnë të shmangin rregullat e rrepta detare të vendeve të tyre.

Ajo vjen pasi flota ruse e Detit të Zi u akuzua për përdorimin e anijeve civile duke përfshirë dhe anijen “Helt”, si mburoja njerëzore në pushtimin e Ukrainës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT