Shpërthim i fuqishëm pranë stacionit të trenit në Kiev, gra dhe fëmijë prej ditësh të ngujuar nëpër metro

Një bombë raportohet se ka shpërthyer pranë stacionit Volkazan në Kiev të Ukrainës.
Deri më tani nuk dihet nëse ka viktima, apo të plagosur, ndërsa theksojmë se në metrotë e Kievit ndodhen gra dhe fëmijë të cilët janë vendosur aty pas frikës së bombardimeve të forcave ruse.
Lufta e cila ka filluar rreth një javë më parë, ka agravuar në shumë qytete të Ukrainës. Forcat ruse kanë arritur që të mësyjnë në qytetet kryesore ukrainase, duke bombarduar, shkolla, spitale, madje dhe blloqe apartamentesh të banuara. Kujtojmë se një autokolonë ushtarake ruse e gjatë më shumë se 40 milje është vendosur vetëm pak kilometra larg Kievit.