Sirenat e alarmit zgjojnë ukrainasit në ditën e 6 të luftimeve/ Klitschko: Kryeqyteti nën sulm pa ndalesë

Për të gjashtën ditë me radhë sirenat e alarmit kanë nisur mëngjesin e kësaj të marte për ukrainasit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se sirenat e alarmit janë ndjerë në të gjithë vendin.

Përveç Kievit, alarmet kanë rënë në qytetet perëndimore të Ternopil, Vinnytsia, Rivne, si dhe qytetet qendrore të Cherkasy dhe Kropyvnytskyi, sipas shërbimit ukrainas të BBC-së.

Kievi është nën një sulm “pa ndalim” nga trupat ruse. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, tha se qyteti mund të rezistojë “për një kohë të gjatë”.

Ndërkohë autoritetet ukrainase kanë konfirmuar vdekjen e 70 ushtarëve të saj janë vrarë në një sulm të artilerisë ruse në qytetin verilindor të Okhtyrka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT