Ska fund BARBARIA RUSE! Shkelet armëpushimi, në mes të evakuimit të civilëve në Mariupol ka bombardime

Evakuimi i civilëve nga Mariupol është shtyrë. Lajmin e ka bërë me dije këshilli i qytetit të Mariupolit.

Në njoftim thuhet se pala ruse nuk e ka respektuar armëpushimin e përkohshëm në fuqi.

Nënkryetari i bashkisë së qytetit, Serhiy Orlov tha se banorët duhet të shpërndahen dhe të gjejnë vende strehimi dhe se më shumë informacion do të jepet së shpejti. Pak minuta më parë ai tha se Mariupol ende po bombardohej dhe se nuk ishte më e sigurt për qytetarët që të evakuohen.

“Nuk është e sigurt më evakuimi për shkak të sulmeve”, thotë ai. Qeveria ukrainase tashmë po flet me zyrtarët rusë për shkeljen e armëpushimit dhe negociatat janë në vazhdim.

Armëpushimi duhet të ishte në fuqi rreth qyteteve Mariupol dhe Volnovakha nga ora 09:00 -16:00 me orën lokale (07:00-14:00 GMT).

Back to top button
LAJMET E FUNDIT