Skenarët e mundshëm për bashkëpunim/ Xhaçka takim me ambasadorët: Në solidaritet të plotë me Ukrainën

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar sot takime me ambasadorët e SHBA, BE dhe Ukrainës, duke pasur në fokus situatën në Ukrainë.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Xhaçka thekson dhe njëherë mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën, e po ashtu renditjen e vendit tonë krah aleatëve perëndimorë.