Sot mbahen zgjedhjet lokale/ Rama ka një apel për qytetarët: Dilni votoni, respekt edhe për Ukrainën

Ka nisur që në orët 7.00 të mëngjesit të sotëm procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore.
Në kuadër të kësaj kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të shprehin vullnetin e tyre dhe të marrin pjesë në votim.
Sipas kryeministrit Rama, qytetarët duhet të ushtrojnë këtë të drejtë themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë, duke iu referuar kështu Ukrainës e cila prej 11 ditësh gjendet në luftë me Rusinë.
“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për qytetarët e 6 bashkive në Shqipëri ku sot votohet, që ta ushtrojnë të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë, ju uroj një të dielë të qetë ” shkruan Rama.
Kujtojmë se ky pritet të zgjasë deri në orën 19:00 të pasdites.
Njësitë vendore ku do të mbahen këto zgjedhje janë bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë./ Gazeta Shqip