SPAK firmos urdhër arreste për Inceneratorët/ Policia nis arrestimet, mes tyre zyrtarë dhe biznesmenë

Në kuadër të hetimit për aferën e Inceneratorëve këtë të martë bëhet me dije se SPAK ka lëshuar urdhër arrestet për disa persona të përfshirë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lëshuar 9 urdhër arreste për çështjen e inceneratorëve.

Policia po vijon operacionin për arrestimin e personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arresti.

Një prej personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti është Florian Muça, drejtori i Albpetrol, i cili më parë ishte administratori i një kompanie, raporton news 24.

Sipas Report Tv, bëhet fjalë për zyrtarë dhe biznesmenë, që kanë lidhje me inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.

g.kosovari

Back to top button
LAJMET E FUNDIT