SPAK kërkon arrestimin e Bllakos/ Manja: Kush shkel ligjin përgjegjësi individuale, PS është lokomotivë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është pyetur nga gazetarët për deputetin socialist, Alqi Bllako, për të cilin SPAK ka kërkuar arrestimin. Sipas Manjës, qëndrimi i qeverisë dhe i PS është i qartë, kush shkel ligjin duhet të mbajë përgjegjësi individuale.

Në një komunikim për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, Manja u shpreh se inkurajon drejtësinë që të kryejë hetime të shpejta dhe në interes të publikut.

Çështja e Bllakos, tha Manja është një çështje që i takon drejtësisë, për të cilën kjo qeveri është investuar.

“Qëndrimi i qeverisë dhe i PS sa herë ka të bëjë me çështjet e drejtësisë ka qenë i qarte. Çështjet e drejtësisë janë të drejtësisë. Ne inkurajojmë drejtësinë për hetime të shpejta dhe objektive për çështje sensitive që i përgjigjen interesit publik

Ne kemi ndërmarrë një nga kryereformat, që është ajo në drejtësi.

Ne kemi qenë të bindur kur e kemi ndërmarrë këtë reformën në drejtësi. Kjo ishte aspirata e 99% të shqiptarëve.

Qëndrimi jonë është i qartë, çështjet e drejtësisë i takojnë drejtësisë. Kushdo që shkel ligjin përgjegjësia është individuale”, u shpreh Manja.

g.kosovari

Back to top button
LAJMET E FUNDIT