Sulm me raketa në perëndim të Kievit, rusët synojnë bazën ajrore por godasin shtëpitë e banimit

Dy persona kanë mbetur të vrarë në qytetin Zhytomyr, i cili shtrihet 120 km (75 milje) në perëndim të Kievit, nga një sulm me raketa gjatë natës.

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se sulmi synonte një bazë ajrore, por që goditi shtëpitë e banimit aty pranë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës ka shkruar në “Twitter” se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur. Një zyrtar qeveritar, Anton Gerashchenko, tha më herët në llogarinë e tij në Telegram se numri i të vdekurve ishte edhe më i lartë.

“Deri më tani, katër persona kanë vdekur, duke përfshirë një fëmijë,” tha ai. Llogaritë e qeverisë së Ukrainës në “Facebook” dhe “Telegraph” kanë shpërndarë pamje të dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi, ku shihen ekipet e emergjencës që po përpiqen të nxirrnin të mbijetuarit nga rrënojat.

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka raportuar se një nga ndërtesat e goditura ishte një maternitet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT