Sulm mizor/ Rusët bombardojnë teatrin ku strehoheshin mbi 1 mijë civilë në Ukrainë, pritet numër i madh viktimash

Trupat ruse kanë bombarduar një teatër që shërbente si vend strehim për mbi 1 mijë qytetarë në Mariupol, Ukrainë.
Siç raporton BBC, Teatri i qytetit ishte një vend i përcaktuar zyrtarisht si vendstrehim për civilët dhe ishte e pamundur që rusët të mos e dinin. Kjo është një tjetër provë se ushtria e Putin po sulmon pa dallim mbi civilët.
Për momentin nuk dihet ende numri i të vdekurve dhe të plagosurve, por pritet që shifrat të jenë të larta. Shumë banorë të Mariupolit u fshehën në teatër me fëmijë të vegjël, pasi qyteti është thuajse i shkatërruar plotësisht.