Sulmet ndaj Ukrainës/ Kompania më e madhe e naftës në Rusi thirrje Putinit: Jepi fund luftës!

Teksa luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e 8-të, të shumtë janë ata që i kanë dalë kundër Putinit, duke i bërë thirrje ta ndalë këtë agresion.
Së fundmi, kompania e dytë më e madhe e për prodhimin e naftës në Rusi, Lukoil ka bërë thirrje për dhënien fund të luftës.
Në një deklaratë në faqen e saj në internet, kompania shpreh shqetësimin për “zhvillimet tragjike në Ukrainë”, duke shtuar se mbështet negociatat për dhënie fund të konfliktit.
Bordi i saj ka bërë thirrje “për armëpushim të konfliktit të armatosur dhe mbështet plotësisht zgjidhjen e saj përmes negociatave dhe diplomacisë”.