Surpriza/ Protestuesit ndryshojnë skenarin, ja pankartat ironizuese

Plani i protestuesve ka ndryshuar. Ditën e sotme do të flasin 3 persona para kryeministrisë. Më pas ata kanë vendosur që të qëndrojnë në Bulevardin para kryeministrisë duke mos lëvizur nëpër Tiranë siç kanë bërë në ditët e tjera kur kanë bllokuar kryqëzimet. Megjithatë shumë prej protestusve nuk janë dakord që të flasin vetëm 3 persona.

Sakaq në këto protesta nuk kanë munguar pankartat ironizuese ndaj thënie të kryeministrit apo dhe ministreve. Ndërsa Rama ka deklaruar disa herë se është një vit i thatë pa reshje dhe ndaj janë të detyruar të blejnë energji me çmim të lartë, protestuesit risjellin shprehjen e ministres Edona Bilali për “Zeusin”.

“T’i lutemi Zeusit për shi”, shkruan një pankartë. “Me 5 thashë miell në muaj nuk quhesh i varfër”, thotë një tjetër pankartë me foton e ministres Delina Ibrahimaj, e cila tha se një qytetar me 140 euro nuk quhet i varfër.

Protesta e sotme është parashikuar 24 orëshe, por nuk dihet nëse do të vijojë ose jo kaq gjatë. Mëoshet se 700 punonjës policie do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës kundër rritjes së çmimeve në Tiranë. Policia e Tiranës me 6 komisariate është e angazhuar dhe po ashtu FNSH-të janë në gatishmëri si dhe forcat e Gardës së Republikës.

Në ndihmë kanë ardhur dhe punonjës policie nga qarqet e tjera. Vëmendje e shtuar për ruajtjen e institucioneve.

Sipas ligjit për tubimet, në gatishmëri do jenë dhe forcat zjarrfikëse dhe shërbimi shëndetësor. RENEA do të jetë e pozicionuar afër Kryeministrisë me dy autobotë për shpërndarjen e turmës. Një pjesë e mirë e shtyllave të ndriçimit në bulevard janë bërë me graso për të penguar protestuesit që të ngjiten dhe të shkëpusin kamerat e sigurisë.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT