“Të eliminohet Putini!”/ Rusia paralajmëron Amerikën: Frikësohuni për të ardhmen e kombit tuaj

Ambasadori rus në SHBA Anatoly Antonov ka reaguar ditën e sotme për deklaratat e bëra nga senatori amerikan.
Antonov në reagimin e tij i ka quajtur të papranueshme deklaratat e senatorit amerikanë, i cili u bëri thirrje rusëve që të vrisnin Vladimir Putin.
RT shkruan se sipas Antonov, kjo tregonte se rusofobia dhe urrejtja në Shtetet e Bashkuara ndaj Rusisë kishte dalë jashtë shkallës dhe pohoi se Lindsey Graham de fakto po mbronte një akt terrorizmi për të çuar përpara qëllimet politike të Uashingtonit.
“Moska ishte e frikësuar për të ardhmen e kombit amerikan, duke pasur parasysh se njerëz si senatori janë në krye të saj,” tha ai.
Kujtojmë se sot, në ditën e nëntë të luftimeve janë shtuar tensionet mes palëve, teksa NATO ka patur një konferencë të jashtëxakonshme./Gazeta Shqip