Tentuan ta helmonin/ Abramovich nuk heq dorë, i pranishëm në negociatat e paqes në Stamboll, takon Erdogan

Roman Abramovich po merr pjesë në bisedimet e paqes në Stamboll. Ish-pronari i Chelseat, Roman Abramovich është parë duke marrë pjesë sot në bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë.

Miliarderi, i cili është një nga oligarkët rusë të sanksionuar nga Perëndimi për pushtimin e Ukrainës nga Moska, u pa me delegacione nga të dy vendet në Stamboll këtë mëngjes, thanë tre burime.

Ndërsa fotoja e mëposhtme është shkëputur pikërisht në monentin kur presidenti Erdogan po fliste përpara nisjes së negociatave mes dy delegacioneve ruse dhe ukrainase. Ai shihet i ulur në një tavolinë përkrah Ibrahim Kalin – zëdhënës i Presidentit Erdogan, dhe mban kufje.

Tentuan ta helmonin/ Abramovich nuk heq dorë, i pranishëm në

Ai nuk është në tryezën kryesore të delegacioneve ruse dhe ukrainase. Kalin thuhet se ka ndihmuar në koordinimin e takimeve midis oligarkut rus dhe një anëtari të delegacionit ukrainas në hotelet e Stambollit. Ndërsa mediat ruse e kanë kapur në momentin ku oligarku rus takohet me presidentin turk Erdogan.

Prania e Abramovich sugjeron se ai është ende i përfshirë në njëfarë niveli në përpjekjet e ndërmjetësimit. Dje dolën raporte se ai pësoi simptoma të dyshimit të helmimit në bisedimet e paqes në kufirin Ukrainë-Bjellorusi në fillim të këtij muaji.

Kremlini tha më parë se Abramovich luajti një rol të hershëm në bisedimet e paqes, por procesi tani ishte në duart e ekipeve negociuese të të dy palëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT