Tërhiqet Rusia? Moska pranon anëtarësimin e Ukrainës në BE/ Ja kushtet për të ndaluar luftën

Rusia dhe Ukraina po zhvillojnë ditën e sotme raundin e radhës të takimeve për të arritur një marrëveshje paqeje.

“Finnancial Times” raporton se palët kanë bërë përparime, ndërsa sipas burimeve të saj, Rusia është shprehur e gatshme të mos pengojë Kievin të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian nëse do të heqë dorë nga përpjekjet e tij për t’u bashkuar me NATO-n.

Gjithashtu, sipas burimeve të brendshme, Rusia është e gatshme të heqë dorë  edhe nga “denazifikimi” i Ukrainës si pjesë e negociatave për armëpushim.

Takimi i sotëm duket frytdhënës, por asgjë nuk është ende e sigurt, pasi Rusia ndryshon kërkesat dhe kushtet e saj herë pas here.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT