Termocentrali më i madh bërthamor në Europë, Rusia deklaron se e ka nën kontroll zonën e Zaporizhzhitës

Rusia thotë se kontrollon zonën përreth centralit më të madh bërthamor të Ukrainës
Rusia i ka thënë mbikëqyrësit global bërthamor se është në kontroll të zonës rreth termocentralit më të madh bërthamor të Ukrainës pranë qytetit të Zaporizhzhia, në lumin Dnieper në Ukrainën jugore.

Rusia, thotë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA)  ka nën kontroll stafin e termocentralit dhe po vazhdon funksionimin e tij normal . Operatori bërthamor i Ukrainës thotë se është në kontakt me të gjitha termocentralet e tij dhe operacionet po vazhdojnë në të gjitha ato.

Uzina e Zaporizhzhya ka gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, thotë IAEA.

Raportohet se banorët kanë bllokuar rrugët pranë qytetit Energodar, ku ndodhet uzina e Zaporizhzhia. Mësohet se autoritetet bërthamore të Ukrainës kanë kërkuar nga IAEA të ndihmojë në koordinimin e aktiviteteve të sigurisë në vendin e centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainën veriore, i cili është sekuestruar nga trupat ruse.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT