Tjetër goditje e FORTE vjen nga SHBA, McDonald’s mbyll 850 restorante në Rusi

Gjiganti amerikan i restoranteve fast-food, McDonald’s ka vendosur të mbyllë përkohësisht 850 restorante në Rusi.

Në vendimin që vjen dy javë pas pushtimit të Ukrainës nga forcat ruse, McDonald’s thotë se nuk mund të anashkalojë “vuajtjet e panevojshme njerëzore që po ndodhin në Ukrainë”.

Shefi ekzekutiv Chris Kempczinski tha një një letër drejtuar stafit se zinxhiri i restoranteve do të mbyllë përkohësisht të gjitha pikat në Rusi, por do të vijojë të paguajë 62,000 punonjësit e saj rusë.

Gjatë ditëve të fundit, McDonald’s është kritikuar për qëndrimin e heshtur ndaj luftës, duke marrë parasysh që shitjet në Ukrainë dhe Rusi përbëjnë rreth 2% të shitjeve në rang global.

McDonald’s operon në Rusi prej më shumë se 30 vitesh me 850 restorante, prej të cilave 85% janë në pronësi të kompanisë amerikane dhe pjesa tjetër janë franshizë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT