Trump i kërkon Putinit të publikojë informacione që DËMTOJNË familjen e Joe Biden

Donald Trump i ka kërkuar përmes një inteviste presidnetit rus Valdimir Putin që të nxjerrë infomacione, që ai mendon se do të dëmtojnë familjen e presidentit amerikan, Joe Biden.
Ish-presidenti amerikan ka përsëritur pretendimet e tij duke thënë se djali i demokratit, Hunter, ka marrë një pagesë prej 3.5 milionë dollarësh nga gruaja e ish-kryebashkiakut të Moskës.
Trump tha se lufta në Ukrainë e bëri më të mundshëm faktin që Vladimir Putin të zbulonte informacione që do të dëmtonin joe Biden.
“Unë mendoj se Putini do ta dinte përgjigjen për këtë.” tha Trump, duke iu referuar marrëdhënieve të mundshme të Hunter Biden në Rusi.
“Unë mendoj se ai duhet t’i thotë ato që di . Unë mendoj se ne duhet ta dimë këtë përgjigje”, shtoi Trump.