Trupat ruse marrin nën kontroll termocentralin e tretë në Ukrainë, rritet frika për një katastrofë bërthamore

3 ditë më parë, autoritetet ukrainase ngritën shqetësimin se trupat rusie po synonin të merrnin nën kontroll termocentralin e tretë bërthamor që ndodhet në teritorin e ukrainës, atë të Zaporizhzhias.

Sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike raporton se ka humbur kontaktet me këtë termocentral, duke deklaruar se ai ndodhet tashmë nën zotërimin e Rusisë.

Në një postim në Twitter, njoftohet se stafi i rregullt vazhdon të operojë centralin, “por menaxhimi i uzinës tani është nën urdhrat e komandantit të forcave ruse që kontrollojnë vendndodhjen”.

Më herët trupat ruse vendosën nën kontrollin e tyre zonën bërthamore të Çernobilit, e po ashtu dhe termocentralin që ndodhet në qytetin e Mariupolit. Ukraina ka në territorin  e saj 4 termocentralë bërthamorë, ndërsa vendosja e tyre nën kontrollin e forcave ruse ka rritur frikën për një katastrofë bërthamore, për shkak të bombardimeve në këto central.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT