Ukraina miraton ligjin: Burgim i përjetshëm për ata që tradhtojnë vendin gjatë luftës

Ukraina ka miratuar vendosjen e dënimit të përjetshëm për personat që tradhtojnë  vendin, gjatë luftës me Rusinë.

Këshilli Suprem i Ukrainës ka miratuar ditën e sotme një ligj që dënon me burgim të përjetshëm këdo që plaçkit, saboton apo tradhton vendin, përballë agresorit rus.  Gjithashtu, Këshilli miratoi dhe ligjin  që i jep  dritën jeshile dekretit të presidentit Zelinsky për  mobilizimin e përgjithshëm.

“Rada e Verkhovna (Këshilli Suprem i Ukrainës) prezantoi sot një dënim të përjetshëm për plaçkitje, sabotim dhe tradhti, si dhe miratoi shtetëzimin e pronës së Federatës Ruse dhe ra dakord për dekretin e Zelenskit për mobilizimin. Janë miratuar gjithsej 15 ligje dhe rregullore”, bëhet e ditur nga Këshilli Suprem i Ukrainës përmes një mesazhi në Telegram.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT