Ukraina publikon shifrat: Kemi vrarë më shumë se 7000 ushtarë rusë, qindra ushtarë dhe oficerë të lartë i kemi burgosur

Ukraina ka bërë bilancin e luftës në ditën e 7 të luftimeve me Rusinë, ku raporton se deri më tani janë vrarë më shumë se 7000 ushtarë rusë.

Këshilltari i Presidentit, Oleksiy Arestovich, deklaroi se ushtria ukrainase ka burgosur qindra ushtarë rusë, mes të cilëve edhe oficerë të lartë. Ndërkohë, raportohet se më shumë se 2000 civilë ukrainas kanë humbur jetën nga sulmet ruse, mes tyre edhe 21 fëmijë.

MË herët bilancin e luftës e bëri edhe Rusia, por shifrat janë shumë të ndryshme nga ato të Ukrainës. Rusët raportuan se numri i ushtarëve të tyre që kanë humbur jetën në Ukrainë është 498.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT