Ukraina rendit humbjet e Rusisë/ Rreth 6 mijë ushtarë të vrarë, 30 avionë të rrëzuar e 211 tanke të shkatërruar

Forcat e armatosura të Ukrainës thonë shifrat paraprake përfaqësojnë të gjitha humbjet e shkaktuara ndaj forcave ruse që nga fillimi i pushtimit.

BBC nuk mund t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime, por ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar beson se forcat e Moskës kanë pësuar humbje të mëdha gjatë pushtimit të Ukrainës.

Humbjet totale ruse të pretenduara nga Ukraina deri më tani përfshijnë:

  • 5840 trupa
  • 30 avionë
  • 31 helikopterë
  • Deri në 211 tanke
  • 862 mjete patrullimi të blinduara (APV)
  • 85 sisteme artilerie
  • 9 sisteme kundërajrore
  • 60 depozita karburanti
  • 355 automjete
  • 40 raketahedhës MLRS

Back to top button
LAJMET E FUNDIT