“Ushtria është mundur”/ Kryebashkiaku në Ukrainë pranon disfatën ndaj rusëve: Nuk mund ta mbrojmë më qytetin tonë

Qyteti i Kherson në Ukrainës është një ndër zonat më të dëmtuara nga sulmet e Rusisë, teksa kryebashkiaku ka pranuar disfatën.

Në një prononcim për CNN, Ihor Kolykhaiev tha se populli i Kherson është i paarmatosur dhe se nuk mund të bëjnë më rezistencë, ndërsa shtoi se ushtria Ukrainase është larguar pas humbjes me trupat ruse.

“Ne nuk kemi ushtri në qytet. Ushtria është mundur. Ushtria ukrainase duhej të tërhiqej, kështu që nuk kishte armë. Ata janë tërhequr drejt Nikolaevit,” tha ai.

Ai bëri edhe një apel për ndihmë humanitare, duke thënë se “prodhimi, infrastruktura kritike është pezulluar. Qyteti është pa energji dhe pa ujë.”

Kolykhaiev tha se nuk kishte asnjë mënyrë për të marrë ndihma në qytet sepse e vetmja mënyrë për të marrë ndihma është nëpërmjet Krimesë nga pala ruse.

“Pra, rusët duan të dërgojnë ndihmën e tyre humanitare, por banorët e Khersonit po e refuzojnë atë. Sepse ata janë patriotë dhe nuk duan ndihmë nga rusët. Ata kërkojnë ndihmë nga ukrainasit. Pra, ne nuk po marrim ndihmë humanitare për momentin”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT