VIDEO: Bomba, raketa dhe shpërthime mbi kokat e qytetarëve! Çfarë po ndodh në qytetet e Ukrainës

Në këtë video të publikuar në Twitter shihen pamje nga sulmet ruse në Ukrainë, me raketa dhe bomba.
Pamjet janë filmuar nga vetë qytetarët, teksa raketat ruse kalonin mbi kokat e tyre dhe godisnin banesa e ndërtesa.
Lufta në Ukrainë hyri sot në ditën e 25-të. Rezistenca e lartë e Ukrainës ka bërë që Rusia të rrisë bombardimet në shumë qytete, kryesisht në Mariupol dhe Kiev.
Sot Ukraina është zgjuar me një sulm në një shkollë arti në Mariupol, e cila strehonte brenda 400 civilë.
Besohet se shumë persona kanë mbetur nën rrënoja. Nga ana e tij, Zelensky ka thënë se sulmet e ushtrisë ruse do të futen në histori si krime lufte.
Imagine Putin attacks your country.
Stop Russian aggression.
Stand with Ukraine. #ifwefallyoufall #stopputin #nato #war #ukrainewar pic.twitter.com/ofVMEidJJF
— Аслан (@antiputler_news) March 20, 2022