VIDEO: Dalin pamjet filmike nga takimi në Moskë, është Berisha që i është lutur Gazpromit, dhe jo Gazpromi Berishës

Është Berisha që i është lutur Gazpromit të vijë në Shqipëri dhe jo Gazpromi, Berishës.

Madje ai ka dërguar ministrin e tij të jashtëm në Moskë, i cili e ka paraqitur edhe zyrtarisht kërkesën.

Kjo kronikë televizive e vitit 2006, risjellë nga DITA, tregon ish-ministrin e jashtëm të qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj gjatë kësaj vizite, ku ai i ka përcjellë drejtorit të Gazprom, interesin e qeverisë shqiptare që Gazprom të vij në Shqipëri.

Për më tepër, vetë z.Mustafaj shprehet se prej dy vitesh qeveria Berisha lutej, por Gazprom nuk ka shfaqur interes.

Ndaj ishte e nevojshme kjo vizitë.

Kjo është e kundërta e asaj që pretendon Berisha. Sipas tij, Gazprom i ka ofruar atij “shuma përrallore” që të vinte të investonte në Shqipëri, po ai (Berisha) nuk ka pranuar.

Videon e plotë (të hedhur në FB dy vjet me pare nga vete ish-ministri) mund ta shikoni duke klikuar KETU:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT