VIDEO dhe Fotot/ Ushtari rus i kapur në Ukrainë, ishin pilotët që luftuan për Bashar Al Assad

Ukrainasit kanë publikuar detaje të tjera nga rrëzimi i avionit rus në rajonin e Chernihivit mëngjesin e sotëm. Ata kanë krahasuar fotot dhe rezultojnë se një nga ushtarët kanë qenë në fushatën e bombardimeve në mbrojtje të regjimit diktatorial të Bashar Al Assad.
Një video virale u bë publike në rrjetet sociale të momentit të rrëzimit të avionit rus në zonën Chernihivit. Pas rënies në tokë, njëri prej tyre u gjet i vdekur, kurse tjetri i plagosur.
Verifikuesit e fakteve zbuluan se të dy pilotët kishin shërbyer për vite me radhë në Siri gjatë pushtimit të forcave ruse duke u vënë në shërbim të regjimit të Bashar al Asadit.
❗❗❗Вбивця цивільних❗❗❗ pic.twitter.com/5qaK9QGfQI
— ВОЇНИ УКРАЇНИ🇺🇦 (@ArmedForcesUkr) March 5, 2022
The Russian pilot who was captured in Ukraine today was also in Syria and bombed civilians for dictator Assad. pic.twitter.com/gjnktnqty4
— WorldOnAlert (@worldonalert) March 5, 2022